Republika e Kosoves

Ranillug

U mbajt seanca e gjashtë e rregullt e Komitetit për Komunitete

2020/08/26 - 12:13

Seanca e gjashtë e rregullt e Komitetit për Komunitete u mbajt sot në mjediset e komunës së Ranillugut.

Në seancë morën pjesë të gjithë anëtarët e Komitetit, të kryesuar nga Fatmir Maloku.

Rendi i ditës:

1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme.

2. Raporti mbi realizimin e punëve të korrjes në territorin e komunës së Ranillugut për vitin 2020.

3. Të ndryshme.

Pas miratimit njëzërit të rendit të ditës dhe procesverbalit nga seanca e mëparshme, anëtarët e komisionit u njohën me raportin për realizimin e punëve të korrjes për vitin 2020.