Republika e Kosoves

Ranillug

U mbajt seanca e katërt e rregullt e Komitetit për Komunitete

2020/06/25 - 12:51

Seanca e katërt e rregullt e Komitetit për Komunitete u mbajt sot në ambientet e komunës së Ranillugut.

Në seancë morën pjesë të gjithë anëtarët e Komitetit, të kryesuar nga Fatmir Maljoku, dhe përveç anëtarëve, në komitet morën pjesë edhe Drejtori i Departamentit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Ivan Dencic.

Rendi I ditës së seancës:

1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga seanca e kaluar.

2. Informimi i anëtarëve të Komitetit për propozimin e përbërjes së komisionit për vlerësimin dhe monitorimin e punimeve të korrjes në territorin e komunës Ranilug për vitin 2020.

3. Të ndryshme.

Pas miratimit njëzërit të rendit të ditës dhe procesverbalit nga seanca e mëparshme, Drejtori Dencic informoi anëtarët e komitetit për propozimin e komisionit për monitorimin e punimeve të korrjeve, si dhe detyrimet që anëtarët e propozuar do të kenë gjatë punimeve të korrjes në komunën e Ranillug.