Republika e Kosoves

Ranillug

U mbajt seanca e katërt e rregullt e Kuvendit të komunës së Ranillugut

2021/04/29 - 11:27

Seanca e katërt e rregullt e Kuvendit të komunës së Ranillugut në vitin 2021 u mbajt sot në sallën e restorantit “Royal King” në Ropotovë të Madhe.

Në seancën e rregullt morën pjesë anëtarë të Kuvendit, të udhëhequr nga kryesuesi Dejan Jovanoviq, kryetari i komunës Vladica Aritonoviq dhe drejtorët e departamenteve.

Rendi I ditës:

1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga seanca e kaluar

2. Shqyrtimi dhe miratimi i raportit financiar për periudhën janar-mars 2021

3. Të ndryshme

Të gjitha pikat në rendin e ditës u miratuan unanimisht.