Republika e Kosoves

Ranillug

U mbajt seanca e nëntë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa

2018/11/30 - 3:17

Seanca e nëntë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa u mbajt më 27.11.2018. në lokalet e komunës së Ranillugut.

Në seancën e nëntë të rregullt morën pjesë të gjithë anëtarët e Komitetit, të udhëhequr nga kryesuesi Dejan Jovanoviç, përfaqësues të OSBE-së, si dhe drejtorët e drejtorive.

Rendi i ditës i seancës:

1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga seanca e kaluar

2. Shqyrtimi dhe miratimi i Rregullores për tatimin në pronë të paluajtshme për vitin 2019

3. Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit të planit vjetor të punës të Kuvendit të komunës së Ranillugut për vitin 2019

4. Të ndryshme

Të gjitha pikat e rendit të ditës u miratuan njëzëri.