Republika e Kosoves

Ranillug

U mbajt seanca e nëntë e rregullt e Kuvendit Komunal të Ranillugut

2018/11/30 - 4:01

Seanca e nëntë e rregullt e Kuvendit Komunal të Ranillugut u mbajt sot në ambientet e komunës së Ranillugut.

Në seancën e nëntë të rregullt morën pjesë të gjithë anëtarët e Kuvendit, të udhëhequr nga kryesuesi Dejan Jovanoviq, si dhe drejtorët e drejtorive.

Rendi i ditës i seancës:

1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga seanca e kaluar

2. Shqyrtimi dhe miratimi i Rregullores për tatimin në pronë të paluajtshme për vitin 2019

3. Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit të planit vjetor të punës të Kuvendit të komunës së Ranillugut për vitin 2019

4. Të ndryshme

Të gjitha pikat e rendit të ditës u miratuan njëzëri.