Republika e Kosoves

Ranillug

U mbajt seanca e parë e rregullt e KKSB në vitin 2018.

2018/06/27 - 1:07

Anëtarët e Komitetit Komunal të Sigurisë në Komunitet mbajtën  dje pasdite seancën e parë të rregullt në vitin 2018.

Përveç anëtarëve të komitetit, në mbledhje morën pjesë edhe nënkryetari i komunës, Davor Petkoviq, i cili udhëhoqi seancën, përfaqësuesit e OSBE-së, UNMIK-ut dhe KFOR-it.

Komandanti i policisë, si dhe të gjithë anëtarët e tjerë, dhanë nga  një raport mbi zhvillimet që kanë ndodhur në periudhën që nga seanca e fundit e Komitetit të Sigurisë deri më sot.

Të gjitha autoritetet kompetente që morën pjesë në mbledhje u pajtuan njëzëri se gjendja e sigurisë është e mirë, por jo në nivelin që duhet të jetë. Por, nga ana tjetër, janë bërë premtime të forta nga oficerët e policies që në periudhën e ardhshme, disa prej ngjarjeve të pakëndshme që kanë ndodhur në periudhën e mëparshme do të sqarohen. Komuna e Ranillugut gjithashtu do të përfshihet në zgjidhjen e problemeve ekzistuese në territorin e komunës.