Republika e Kosoves

Ranillug

U mbajt seanca e parë e rregullt e Komitetit për Komunitete

2019/01/29 - 3:44

Seanca e parë e rregullt e Komitetit për Komunitete u mbajt sot në ambientet e komunës së Ranillugut.

Të pranishëm ishin të gjithë anëtarët e Komitetit, të kryesuar nga kryetari Fatmir Maloku, përfaqësuesit e UNMIK-ut dhe përfaqësuesit e OSBE në seancën e parë në vitin 2019.

Rendi i ditës së seancës:

1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga seanca e kaluarm

2. Raport i Drejtorit të Shërbimeve Publike për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve lokale në territorin e komunës së Ranillugut

3. Të ndryshme

Pas miratimit njëzëri të rendit të ditës dhe procesverbalit nga seanca e kaluar, në seancë u prezantua raporti për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve lokale në territorin e komunës.