Republika e Kosoves

Ranillug

U mbajt seanca e parë e rregullt e Kuvendit Komunal të Ranillugut

2020/01/31 - 1:54

Seanca e parë e rregullt e Kuvendit Komunal të Ranillugut në vitin 2020 u mbajt sot në Sallën e Kuvendit Komunale të Ranilug.

Në seancën e rregullt morën pjesë të gjithë anëtarët e Kuvendit, të kryesuar nga Kryesuesi Dejan Jovanoviq, Nënkryetari i Komunës Davor Petkoviq, drejtorët e departamenteve dhe përfaqësuesit e OSBE-së.

Rendi I ditës:

1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të seancës së kaluar

2. Shqyrtimi dhe miratimi i Draft Rregullores së Tatimit të Pronave të Paluajtshme për vitin 2020

3. Shqyrtimi dhe miratimi i Propozimit të Vendimit për përdorimin e shpenzimeve të reprezentacioneve, telefonisë fikse dhe shpenzimet e përdorimit të mbushjeve të operatorit celular “Ipko” për periudhën nga 01.02.2020. deri 31.01.2021.

4. Formimi i një komiteti për zgjedhjen e këshillave lokale (komitetet)

5. Të ndryshme

Pika e pare dhe të katërta në rendin e ditës u miratuan njëzëri, ndërsa çështjet e tjera u miratuan me shumicë votash.