Republika e Kosoves

Ranillug

U mbajt seanca e parë e rregullt e Kuvendit Komunal të Ranillugut

2019/01/30 - 3:57

Seanca e parë e rregullt e Kuvendit Komunal të Ranillugut në vitin 2019 u mbajt sot në ambientet e komunës së Ranillugut.

Në seancën e parë të rregullt morën pjesë të gjithë anëtarët e Kuvendit të kryesuar nga kryesuesi Dejan Jovanoviç, kryetari i komunës Vladica Aritonoviq, nënkryetari Davor Petkoviq, si dhe drejtorët e drejtorive.

Rendi i ditës së seancës:

1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga seanca e kaluar.

2. Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit për vendim mbi shfrytëzimin e reprezentacioneve të telefonisë fikse dhe shfrytëzimit të shtesës së operatorit celular Ipko për periudhën 2019 deri në fund të vitit 2021.

3. Të ndryshme.

Me propozimin e kryetarit Vladica Aritonović, pika e dytë e rendit të ditës u miratua njëzëri, ku periudha e shfrytëzimit të reprezentacionit për një vit ishte ndryshuar, nga janari 2019 deri në janar 2020.

Rendi i ditës dhe pika e parë e rendit të ditës u miratuan njëzëri, ndërsa pika e dytë u miratua me shumicë votash.