Republika e Kosoves

Ranillug

U mbajt seanca e punës-solemne e Kuvendit komunal të Ranillugut

2020/06/29 - 8:15

Seanca punuese -solemne e Kuvendit komunal të Ranillugut në vitin 2020 u mbajt dje në sallën e restorantit “Royal King” në Ropotovë të M.

Në seancën punuese-solemne morën pjesë të gjithë anëtarët e Kuvendit, të kryesuar nga kryesuesi Dejan Jovanović, kryetari i komunës Vladica Aritonović, dhe drejtorët e departamenteve.

Rendi I ditës i seancës:

1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga seanca e kaluar.

2. Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit të Kornizës Afatmesme të Buxhetit të Komunës së Ranilug për vitin 2021-2023.

3. Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit për zbatimin e punimeve të korrjes në territorin e komunës së Ranilug për vitin 2020.

Të gjitha pikat e rendit të ditës u miratuan njëzëritt.