Republika e Kosoves

Ranillug

ZGJEDHJET E PARAKOHSHME PËR KUVENDIN E KOSOVËS

2021/01/14 - 2:29

Periudha e aplikimit/regjistrimit për votimi përmes postës 13 janar – 21 janar 2021

 

Të gjithë qytetarët e Kosovës me të drejtë vote që jetojnë jashtë vendit mund të aplikojnë për regjistrim për të votuar përmes postës.

Të gjitha informacionet e detajuara se si të aplikohet për regjistrim janë të publikuara në këtë link:  http://www.kqz-ks.org/sherbimet-per-votuesit/votimi-me-poste/

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve inkurajon të gjithë qytetarët me të drejtë vote, që jetojnë jashtë Kosovës dhe që i plotësojnë kriteret ligjore përkatëse – që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës dhe pastaj edhe të votojnë për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Kosovës.