Republika e Kosoves

Shtërpcë

56 KOMPJUTERA LAPTOP PËR SHKOLLA FILLORE DHE TË MESËM NË SHWTRPCE

2022/09/14 - 12:31

Komandanti i ri i komandës rajonale të KFOR-it-perëndim, kolonel Ivano Marotta, sot ka ndarë donacionin e vlefshëm tashmë të paralajmëruar në formë të laptopëve drejtorëve të shkollave fillore dhe të mesme në Shtërpcë. Nënkryetari i Komunës së Shtërpcës, z. Ivica Tanasijeviq, falënderoi kolonelin për këtë dhe për të gjitha donacionet që komuna ka marrë deri më tani dhe shpjegoi se sa shumë janë për ne donacionet e tilla nga populli italian dhe KFOR-i.

“Falë donacioneve tuaja, fëmijët nga komuna jonë mund të ecin në hap me kohen  dhe teknologjitë e reja dhe gjithmonë do  të jenë në hap me bashkëmoshatarët e tyre nga rajoni”, tha Tanasijeviq.

Në dorëzim të sotëm mori pjesë edhe ambasadori i Italisë në Kosovë, z. Antonella De Riu, dhe me atë rast tha se populli italian ka qenë me ne për shumë vite dhe se do të përpiqet gjithmonë të ndihmojë në krijimin e një shoqërie të avancuar dhe moderne, demokratike. 56 kompjuterë laptop do t’i kontribuojnë stafit mësimdhënës në zbatimin dhe përmirësimin e punës së tyre, në mënyrë që mbi të gjitha, të pajisur në këtë mënyrë, të transferojnë njohuritë e marra dhe të reja tek nxënësit  në mënyrën më të mirë të mundshme,  dhe rregulli i ri për ditarët elektronikë tani do të zbatohet plotësisht falë këtij donacioni dhe puna do të lehtësohet shumë.