Republika e Kosoves

Shtërpcë

ËSHTË MBAJTUR SEANCA E TETË E RREGULLT E KK SHTËRPCE

2018/09/24 - 3:26

Sot, në sallën e KK Shtërpcës është mbajtur seanca e rregullt e Kuvendit,  e teta në vitin 2018 Në seancën e sotme kanë qenë e pranishëm 14 prej 15 këshilltareve . Është parashikuar rendi I ditës si në vijim :

  1. Shqyrtimi dhe aprovimi i rendit të ditës
  2. Shqyrtimi dhe aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar e KK-së së Shtërpcës
  3. Shqyrtimi dhe aprovimi i draft buxhetit për vitin 2019.
  4. Të ndryshme.

Këshilltaret e Kuvendit kanë votuar që pika e katërt e rendit të ditës për seancën e sotme të  vendoset pika: Ndarja  e mjeteve  në bazë të grantit  stimuluese DEMOS, dhe pika të ndryshme të jetë pika e pestë të rendin e ditës. Pas miratimit të rendit të ditës dhe procesverbalit nga seanca e kaluar e Kuvendit, drejtori i Drejtorisë  për Buxhet dhe Financa ka prezantuar  draft-buxhetin për vitin 2019. Pas prezantimit të draft-buxhetit, dhe një diskutimi të shkurtër, këshilltaret  e Kuvendit me 12 vota ,,pro” kanë miratuar draft-buxhetin për vitin 2019, një këshilltar ishte kundër, ndërsa një këshilltar nuk ka votuar.Në seancën  e KK Shtërpcës  ka marr pjesë edhe kryetari i komunës së Shtërpcës Bratislav Nikolic, nënkryetari i komunës Ivica Tanasijevic, nënkryetarit për komunitete Fikri Hasani, këshilltar dhe shef i kabinetit të kryetarit të komunës Dushan Krstic, drejtorët e drejtorive të komunës, përfaqësues të misionit të OSBE-së në Shtërpcë, përfaqësues të OJQ-ve Demokraci plus nga Prishtinë, si dhe stacioni lokaleTV Herc.