Republika e Kosoves

Shtërpcë

FTESË

2019/02/26 - 11:36

Ftohen fermerët e interesuar që të marrin pjesë në sesionin informues të organizuar nga Caritasi Zviceran në bashkëpunim me komunën e Shtërpcës për grante që do të shpërndahen fermerëve për mbështetjen dhe promovimin e prodhimtarisë bujqësore në komunën e Shtërpcës.

 

Sesioni do të mbahet me datë: 01.03.2019, të premten, në ora 11:00 në komunën e Shtërpcës.

 

Nga janari i vitit 2019, Caritasi Zviceran në bashkëpunim me komunën e Shtërpcës filloi zbatimin e  projektit “Prosperiteti i prodhimtarisë agrare në Kosovë nga investimet e qëndrueshme rurale – PASURI” duke synuar përmirësimin e kushteve jetësore të fermerëve, rritjen e gjenerimit të hyrave dhe prodhimin bujqësor në komunën e Shtërpcës. Duke u bazuar në kërkesat e tregut dhe pas analizave të hollësishme Caritasi Zviceran ka zhvilluar modelin e granteve që do të jepen fermerëve për kultivimin e frutave manore, bimëve mjekësore aromatike dhe për prodhimin e mjaltit.

 

Qëllimet kryesore të projektit:

  1. Promovimi dhe prodhimi i frutave manore, bimëve mjekësore dhe aromatike (BMA) dhe të mjaltit.
  2. Certifikimi i fermerëve me standardet e prodhimtarisë organike për kultivuesit e BMA-ve.
  3. Certifikimi i fermerëve me standardet e prodhimtarisë integruese për kultivuesit e frutave manore (dredhëza, mjedra, boronica).
  4. Edukimi, trajnimi dhe ngritja e vetëdijes së fermerëve për prodhimtarinë bujqësore.
  5. Themelimi i zinxhirit të vlerave për kultivuesit.

 

Ky model është një mundësi unike për fermerët për të zhvilluar dhe kultivuar produktet bujqësore në Kosovë dhe ka një qasje të orientuar nga tregu që vjen si rrjedhojë e kërkesave të tregut dhe të trendëve globale.