GËNJESHTRAT E NEVERITSHME TË NENAD RASHICIT, VAZHDIMI I POLITIKËS SË DHUNËS INSTITUCIONALE
2023/03/03 - 11:51
Shtërpcë, 3 mars 2023.
Komuna e Shtërpcës njofton opinionin se Nenad Rashic, “ministër” pa legjitimitet, sot ka deklaruar edhe një herë gënjeshtra në lidhje me punën e komunës së Shtërpcës.
Gjegjësisht, Rashici ka thënë sot për media disa të pavërteta, dhe sepse Policia e Kosovës ka konstatuar se Komuna e Shtërpcës i lëshon të gjitha dokumentet qytetarëve pa problem apo vonesë, se nuk ka pasur ankesa apo raportime nga qytetarët mbi këtë bazë, Nenad Rashic edhe një herë, e cilësoi Komunën e Shtërpcës në kontekst negativ. Për çfarë bëhet fjalë në të vërtetë? Puna bëhet për vazhdimin e politikës së dhunës institucionale ndaj Komunës së Shtërpcës dhe qytetarëve të saj. Kjo politikë zbatohet në nivele të shumta dhe me metoda të ndryshme. Qëllimi i kësaj politike është që të diskreditojë dhe të vërë në pozitë të vështirë të zgjedhurit legjitim dhe ligjor, si dhe të gjithë ata qytetarë që e kundërshtojnë një politikë të tillë. Sot Nenad Rashici ka pranuar se është ai që e dërgon policinë në Shtërpcë. Në këtë e ndihmojnë bashkëpunëtorët e tij dhe përgjithësisht dihet se për kë dhe për çfarë njerëzish flet – përdorues droge, njerëz që kanë probleme me ligjin dhe që vijnë nga fundi i shoqërisë sonë. Nga ana tjetër kemi një shembull klasik të vetëprojeksionit sepse Rashici dhe bashkëpunëtorët e tij po nisen nga vetja dhe ndoshta kanë pritur që të gjithë të jenë si ata, por le t’i bëjmë me dije se nuk jemi dhe nuk do të jemi kurrë!
Komuna e Shtërpcës po ashtu njofton qytetarët se i kemi dokumentuar të gjitha ankesat e tyre lidhur me konkursin e Ministrisë së Kthimit, të gjitha “premtimet” si dhe mënyrën se si ftohen qytetarët për të aplikuar dhe se jemi në proces ligjor analizimin e tyre para se t’i dorëzojë në institucionet kompetente për shqyrtim të mëtejshëm. I gjithë opinioni do të njihet me këto detaje me kalimin e kohës.
Kur në institucion të tillë keni ata që nuk kanë asnjë mbështetje nga populli, kur ata emëroni në pozita të tillë, është e qartë se çfarë mund të shërbejnë dhe cila është detyra e tyre. Nga ana tjetër, ne mbetemi të përkushtuar në luftën demokratike dhe ligjore kundër të gjithë atyre që mendojnë se mund të na detyrojnë t’i nënshtrohemi presioneve me gënjeshtrat e tyre, presionet përmes Policisë dhe institucioneve të tjera. Sa më shumë të na sulmojnë, aq më të fortë bëhemi!