Republika e Kosoves

Shtërpcë

JEVTIC: SPORTI ËSHTË NJË SEGMENT I RËNDËSISHËM I SHOQËRISË SË JONË

2021/12/08 - 2:16

Shtërpcë, 9 dhjetor 2021

 

Funksionimi i klubeve sportive dhe sportit në përgjithësi në komunën e Shtërpcës kanë qenë  tema e takimit të kryetarit të komunës Dalibor Jevtic, drejtorit të Drejtorisë për Rini dhe Sport Marijan Spasic, me punëtorët  të sportit të komunës së Shtërpcës. Në takimin, secili nga përfaqësuesit e klubeve apo organizatave të caktuara ka prezantuar problemet dhe gjendjen dhe rrethanat aktuale në të cilat ata punojnë dhe funksionojnë. Futbolli, basketboll, hendboll, karate, shah, pingpong dhe volejboll janë sporte që përfaqësohen në komunën e Shtërpcës, dhe synimi është që  të gjitha këtyre  sporteve  të sigurohen kushte sa më të mira për punën dhe aktivitetin e tyre.

 

Kryetari  Jevtic dhe bashkëpunëtorët e tij shprehën gatishmërinë për të zgjidhur probleme dhe pikërisht për këtë është nisur iniciativa që sot të mbahet një takim me punëtorët e sportit.

 

“Infrastruktura sportive është diçka që do të jetë një nga prioritetet të punës jonë. Për ne është e rëndësishme që të keni kushte të mira pune. Në periudhën e ardhshme do të punojmë së bashku dhe nuk kemi kohë për të pritur, duhet të fitojmë së bashku në sport. dhe në çdo kuptim”, tha Jevtic.

 

Të gjithë përfaqësuesit e klubeve dhe organizatave sportive falënderuan për iniciativën dhe mbështetjen,  idenë që duhet të luftojmë dhe të punojmë së bashku, që sporti të ketë më shumë hapësirë ​​në shoqëri, që të rinjtë të përkushtohen  këtyre vlerave të shëndetshme.