Republika e Kosoves

Shtërpcë

MAJOR GENERAL I GARDËS KOMBËTARE TË SHTETIT AJOVE G-DIN TIMOTHY E. ORR KA VIZITUAR KOMUNËN E SHTËRPCËS

2018/06/26 - 3:57

Gjeneral  Majori  i  Gardës Kombëtare të shtetit të Ajova  Z. Timothy E. Orr ka vizituar sot komunën e Shtërpcës, dhe me këtë rast u takua me kryetarin e komunës z Bratislav Nikolic. Kryetari Nikolic dhe Gjeneral Major Timothy E. Orr në takimin e sotëm kanë diskutuar për  situatën e përgjithshme, zhvillimin ekonomik dhe potencialin ekonomike, situatën e sigurisë në komunën tonë, si dhe për mundësi  të Binjakëzimit komunës së Shtërpcës me një nga qytetet në shtetin e Ajoves. Kryetari Nikolic ka shfrytëzuar mundësi që gjeneral  major njoftohet me situatën ekonomike, ky edhe ka  theksuar kultivimin e mjedrës , e cila aktualisht përfaqëson sektorin më të rëndësishëm  e ekonomisë në komunë. Përveç kultivimin e mjedrave dhe  bujqësisë, kryetari Nikoliq  ka theksuar se potenciali më i madh për zhvillimin ekonomik të komunës së Shtërpcës paraqet zhvillimin e qendrës së skijimit në Brezovicë. Nikoliq ka shtuar se Shtërpcë është  shembull i multietnicitetit në Kosovë, dhe komunat tjera duhet të ndjekin shembullin e komunës  tonë dhe  të zhvillojnë  marrëdhënie të mira ndëretnike. Gjeneral major Timothy Orr E. e  falënderoi kryetarin Nikolicin për mikpritjen e tij dhe tha se komuna e Shtërpcës ka potencialin  të mëdha të mundësi të mëdhaja  dhe parakushtet të shkëlqyer, kur është fjala për turizëm . Ai gjithashtu tha se beson se Komuna e Shtërpcës  dhe në të ardhmen do të zhvillohet në drejtimin e duhur me nxitjen dhe promovimin e diversitetit të kulturor të gjitha komuniteteve.

Të dy bashkëbiseduesit kanë shprehur  kënaqësinë me mundshme të binjakëzimit e komunës së  Shtërpcës me një nga qytetet në shtetin e Ajova, dhe se realizimi i kësaj nisme do  të krijon mundësi të shumta për komunën tonë, veçanërisht  për të rinjtë, si dhe për sipërmarrësit nga komuna jonë, sidomos kur është fjala për zhvillimin profesional dhe edukimin e të rinjve.