Republika e Kosoves

Shtërpcë

NIKOLIQI KA DENUAR DËMTIMINE KISHËS SH. APOSTULLIT PETËR DHE PAVLLE NË FSHATIN BROD

2021/07/22 - 12:10

Kryetari i Komunës së Shtërpcës, Bratislav Nikoliq, dënoi ashpër dëmtimin e kishës së Sh. Apostolit  Pjetër dhe Pavle në fshatin Brod, duke shkruar mbishkrime në tempull dhe ka shprehur shqetësimin për këtë akt të turpshëm.

“Kishat, manastiret, të gjitha objektet  fetare janë të shenjta  me të cilat ne krenohemi dhe si të tilla nuk duhet të jenë në asnjë mënyrë shënjestra e atyre që duke shkruar mbishkrime e  dërgojnë mesazhe të intolerancës ndaj një popull, dhe kjo është arsyeja pse unë e dënoj ashpër incidentin e djeshëm. Sulme të tilla u bëjnë dëm të madh të gjithëve neve  që mbështesim multietnicitetin, tolerancën dhe bashkëjetesën. “Unë jam i zhgënjyer me faktin se incidente të tilla me një mesazh shumë të keq vazhdojnë të ndodhin dhe kërcënojnë që  të rrezikojnë paqen dhe stabilitetin dhe e  bëjnë ata  që nuk duan përparim dhe një jetë të qetë.”

Nikoliqi tha se të gjithë ata që nuk mendojnë se bashkëjetesa midis njerëzve me fe të ndryshme është e mundur duhet të ndalen, dhe u bëri thirrje autoriteteve kompetente për të gjetur dhe ndjekur penalisht autorët e këtij akti të turpshëm sa më shpejt të jetë e mundur.