Republika e Kosoves

Shtërpcë

NJOFTIM

2021/12/06 - 4:21

Komuna e Shtërpcës njofton qytetarët se në tërë territorin e komunës jonë është nënshkruar Marrëveshja për mirëmbajtjen e rrugëve lokale gjatë sezonit dimëror. Kontrata është lidhur për tre vjet (nga 02.12.2021 deri më 1.12.2024) dhe vlera e të gjithë kontratës është 55,849.40 €. Në takimin e sotëm me përfaqësuesit e konsorciumit të kompanisë së fituese të kontratës, drejtori i Drejtoris të Shërbimeve Publike, Mbrojtjes dhe Shpëtimit, Sinisa Buduric ka analizuar në detaje të gjithë planin për mirëmbajtjen e rrugëve lokale dhe ka theksuar se zyrtarë e komunës do të monitorojnë punën dhe realizimin të planit. Gjithashtu është theksua se nuk do të ketë tolerancë në rast të punës joadekuate, dhe në të njëjtën kohë ka  njoftuan për pasojat e mundshme të kontratës dhe ligjit, si dhe në rast të mospërmbushjes së obligimeve të  kontrates. Përfaqësuesit e konsorciumit thanë në takim se janë plotësisht të gatshëm të punojnë në mirëmbajtjen e rrugëve lokale.

Komuna e Shtërpcës dhe Departamenti i Shërbimeve Publike apelojnë të qytetarët e komunës sonë që gjatë reshjeve të borës të mos i parkojnë veturat e tyre pranë seksionit të rrugëve lokale në mënyrë që të mos ngadalësohet procesi dhe cilësia e pastrimit të rrugëve lokale nga bora. Njëkohësisht, ftojmë qytetarët të lajmërojnë çdo mangësi apo problem të mundshëm në numrin 049-921-603.

Po shfrytëzojmë rastin t’i informojmë banorët e fshatit Sevce se ka pasur një avari të vogël në ujësjellësin në lagjen Xheline, pranë rrugës, por në pronë private. Përfaqësues të Drejtorisëtë Shërbimeve Publike kanë shkuar në vendngjarje dhe në marrëveshje me banorët e zonës, për faktin se avari ka qenë e vogël, banorët thanë se do ta rregullojnë vetë pasi është pronë private.

Komuna e Shtërpcës do të vazhdojë të jetë shërbim për qytetarët dhe me komunikim në kohë do të zgjidhë çdo problem që është në kompetencë të vetëqeverisjes lokale.