Republika e Kosoves

Shtërpcë

NJOFTIM – DEBAT PUBLIK, DRAFT KODI ETIK I KOMUNËS SË SHTËRPCËS

2020/10/01 - 12:30

Të dashur qytetarë të komunës së Shtërpcës, Zyra për Informim Publik ju informon se në seancën e rregullt të Komunës së Shtërpcës, e cila u mbajt më 25 Tetor 2020, anëtarët e Kuvendit, ndër të tjera, miratuan vendimin për dhënien në debat publik të kodit etik të komunës së Shtërpcës. 
 
Me anë të kësaj ju informojmë se Debati Publik mbi Kodin e Etikës do të zgjasë të paktën 15 ditë nga data e publikimit në faqen e internetit të Komunës së Shtërpcës, ndërsa ne do t’ju informojmë rreth diskutimit dhe vendit me palët e interesuara në përputhje me afatin i cili është i paraparë me ligj. 
 
Qytetarët e interesuar mund të paraqesin propozime dhe sugjerime për ndryshime në ditën e dëgjimit publik, personalisht t’i paraqesin ato në Zyrën për Informim Publik të Komunës së Shtërpcës, e cila ndodhet në katin e dytë të ndërtesës së komunës, zyra nr. 24 ose me e-mail në: lazar.arsic@rks-gov. 
 
Vendimin mund ta shkarkoni KËTU 
KODIN E ETIKËS