Republika e Kosoves

Shtërpcë

PROGRAMI ZHVILLIMI BUJQËSOR DHE MUNDËSITË RURALE (AGRO)

2018/10/16 - 1:09

Shpallje

Në mars të vitit 2015, USAID-i e përzgjodhi Tetra Tech-un për implementimin e Aktivitetit Zhvillimi Bujqësor dhe Mundësitë Rurale. Aktiviteti financohet nga USAID-i për të zhvilluar një sektor më konkurrues bujqësor në Kosovë përmes ndihmës teknike dhe granteve për fermerët, ndërmarrjet dhe organizatat e tjera të zinxhirëve të synuar të vlerës.

Programi i USAID-it AGRO është duke nxitur aplikimet për të mbështetur bizneset, shoqatat dhe kooperativat që përfshijnë dredhëzën industriale, mjedrën, boronicën, dhe bimët medicinale dhe aromatike (BMA), sipas:

Gjithashtu, është paraparë që mbështetja do të jetë për një periudhë kohore maksimale prej 12 muajsh.

Informacioni i dhënies

Për çdo pyetje kontraktuese mund të kontaktoni z. Agron Selmani në 038/223-696 ose në email (iif@agro-kos.com).

Ju lutemi të dorëzoni aplikacionet tuaja në një zarf të mbyllur jo më vonë se më 03 dhjetor, 2018 në ora 3:00 pasdite, tek:  Agron Selmani, Menaxher i Granteve dhe Kontratave, Zyra e Projektit Zhvillimi Bujqësor dhe Mundësitë Rurale, rr. Lorenc Antoni, nr.36, Pejton, Prishtinë. Çdo aplikacion qe dorëzohet pas afatit dhe datës së caktuar për dorëzim, nuk do te merret parasysh.

Është me rëndësi që të vizitoni faqen tonë të internetit http://www.agro-kos.com/sq/category/rfa-al/  për dokumentacionin e plotë të Kërkesës për Aplikim dhe për detajet e dorëzimit të Aplikacionit tuaj.

Sesione informative për të interesuarit do të mbahen siç vijon: