Republika e Kosoves

Shtërpcë

SEANCA E PRILLIT E KUVENDIT TË KOMUNËS SË SHTËRPCËS

2023/04/28 - 2:32

Shtërpcë, 28 prill 2023.
E premtja e fundit e muajit prill ishte e rezervuar për seancën e katërt të rregullt të Kuvendit të Komunës së Shtërpcës. U diskutua për axhendën, e cila ndër të tjera përfshinte shqyrtimin dhe prezantimin e raportit financiar tremujor, si dhe formimin e Grupit të Punës për hartimin e një plani veprimi për përgatitjen e buxhetit për vitin 2022-2024.
Në fjalën e tij në fund të seancës, kryetari i komunës së Shtërpcës, Dalibor Jevtic, është përgjigj pyetjeve të këshilltarëve lidhur me stacionin e zjarrfikëseve në Shtërpcë, derdhjen e përrenjve dhe lumenjve në pjesë të caktuara të rrugës, të cilat përndryshe janë përgjegjësi e Ministrisë të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, për riasfaltimi i rrugës Jaznicë-Sevcë, por edhe ndërtimi dhe sanimin e një pjese të rrugës në fshatin Brod.
Kryetari shfrytëzoi rastin për t’u shpjeguar qytetarëve, këshilltarëve dhe të gjithë të interesuarve marrëdhëniet e pushtetit qendror me pushtetin lokal dhe vendimet e tyre. Edhe pse kryesia komunale ka gjet zgjidhje për shumë nga problemet e përmendura dhe disa prej tyre janë miratuan nga Kuvendi, megjithatë, gjithmonë pas dërgimit të vendimit në Ministrinë përgjegjëse, komuna hasi në përgjigje negative, ose së paku në pengesa të pakalueshme, kështu që pengimi i pushtetit qendror, për shumë çështje esencialë për vendosjen e një jete cilësore dhe mbi të gjitha të qetë në komunën tonë, ishte më se i dukshëm. Lidhur me këtë konkluzion, kryetari i Komunës së Shtërpcës tha:
“Nuk është raporti që Qeveria e Kosovës ka me kryesinë komunale të Komunës së Shtërpcës, por me qytetarët e komunës sonë dhe në komunën tonë nuk jetojnë vetëm serbët, por edhe shqiptarët dhe romët dhe qytetarët tanë meritojnë vetëm më të mirën.”
Prandaj, përderisa do të jem në pozitën që jam unë dhe kolegët e mi do të shfrytëzojmë çdo mundësi për uljen e papunësisë, të shfrytëzojmë të gjitha projektet që mundemi që financohen nga USAID apo institucione të tjera ndërkombëtare, por edhe nga Republika e Serbisë, sepse Qeveria e Kosovës edhe pse është dashur sipas ligjit, nuk na ka caktuar një projekt të vetëm që do t’ua lehtësonte jetën qytetarëve tanë. Madje na ka penguar të shfrytëzojmë fondet tona nga viti 2021 dhe 2022, gjë që është në kundërshtim me normat ligjore në fuqi. Prandaj, jo vetëm që nuk kemi marrë asnjë mbështetje dhe ndihmë nga Qeveria e Kosovës, por po na bllokojnë në çdo mënyrë në punën tonë. Dhe ata që ftojnë qytetarët tanë në një lloj konkursi, që u premtojnë qytetarëve nuk e di se çfarë lloj ndihme, më lejoni t’ju them menjëherë se nuk ka lidhje me këtë. Konkurset e tyre mund të përshkruhen në të njëjtën mënyrë si një nga konkurset ka shkruar, citoj, “për të ngarkuar sytë dhe shtyllën kurrizore” – dhe ky është përshkrimi më i mirë se për çfarë lloj konkursesh po bëhet fjalë .
Duke iu referuar mosrespektimit të Ligjit nga autoritetet qendrore në Prishtinë, kryetari tha: “Nuk mund të mos shikoj prapa në atë ngjarje”. 21 dhjetori ishte një ditë shumë e vështirë dhe pasojat e asaj dite ndjehen edhe sot. Shkelja e të drejtave të njeriut dhe ndalimi i bashkëqytetarëve tanë për 18 muaj është në kundërshtim me procedurat ligjore në fuq, për procedimin penal. Dhe paramendoni tani që unë e bëjë, siç bën kryeministri i Kosovës, të sulmoj prokurorin, si do të përfundonte ajo? Dhe ne nuk kërkojmë gjë tjetër veçse respektim të të drejtave elementare njerëzore të qytetarëve tanë, pa ndërhyrë në proces ashtu siç i jep vetes të drejtë kryeministri Kurti. Por jam i bindur, sado të presim, se drejtësia do të vjen. Sepse siç e kam përsëritur shumë herë deri më tani, e vërteta është si uji, gjithmonë e gjen rrugën”.