Dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës, bashkimi i komunave serbe, siguria, ekonomia, ishin disa nga temat e takimit gjithëpërfshirës të sotëm mes kryetarit Dalibor Jevtic dhe Përfaqësueses Speciale të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë dhe shefit së misionit të UNMIK-ut, Caroline Ziadeh.
Temat e diskutuara në takim ishin në fakt njohja e kryetarit me bashkëbiseduesin me ndikimin dhe pasojat e politikës së lartë, në të cilën natyrisht përfshijmë negociatat aktuale në Bruksel dhe ndikimin e tyre në jetën dhe sigurinë e njerëzve të thjeshtë dhe qytetarëve tanë.
Reagimet dhe veprimet e qytetarëve ndaj negociatorëve në Bruksel janë të ndryshme, por ajo që na nevojitet dëshpërimisht të gjithëve është kthimi i besimit te institucionet, dhe kjo është gjëja konkrete që ndikon në jetën e qytetarëve tanë. Sjellja dhe trajtimi i papërshtatshëm i institucioneve të pushtetit qendror ndaj institucioneve të pushtetit lokal, në mënyra dhe procedura të ndryshme, të pazakonta, çojn deri në humbjen e besimit të qytetarëve tanë ndaj tyre. – tha Jevtic.
Ai gjithashtu e njoftoi bashkëbiseduesin e tij për të gjitha vështirësitë nëpër të cilat ka kaluar komuna e Shtërpcës dhe qytetarët e saj në periudhën e kaluar, duke filluar me arrestimin e ish-kryetarit dhe punonjësve të komunës, mbylljen e Organit të Përkohshëm për komunën e Shtërpca dhe ngritja e padijes kundër punëtorëve, aksionet policore ku janë arrestuar me akuza të ndryshme të pabaza dhe akuza të tjera të ngritura ndaj pushtetit lokal nga qeveria qendrore.
Gjatë takimit u konstatua se zbatimi i marrëveshjeve të arritura është më i rëndësishmi dhe se nga kjo varet kthimi i serbëve në institucione, si dhe kthimi i besimit tek ata.