Republika e Kosoves

Shtërpcë

TAKIMI I KRYETARIT JEVTIC ME PËRFAQESUESIT TË AGJENCISË KOSOVESË SË PRIVATIZIMIT

2021/12/08 - 12:41

Shtërpcë, 7 dhjetor 2021

Kryetari i Komunës së Shtërpcës, Dalibor Jevtic, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, ka takuar sot përfaqësuesit e Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) për të diskutuar për qendrën e skijimit Brezovica dhe statusin e ndërmarrjeve të tjera shoqërore  në Komunën e Shtërpcës, me qëllim të zgjidhjes së çështjeve të hapura të problemave, që do të janë në interes të punëtorëve të ndërmarrjeve  të përmendura, si dhe të gjithë qytetarëve të komunës së Shtërpcës.

Jevtic e ka  treguar bashkëbiseduesve e tij, qëndrimin e tij dhe kur është fjala për qendrën e skijimit në Brezovicë, se interesi i punonjësve të qendrës së skijimit është interesi që ai do të mbrojë dhe përfaqësojë dhe se dëshiron të gjejë një zgjidhje të përkohshme që do të mundësojë fillimin e qetë të sezonin në Brezovicë.  Gjithashtu edhe  planin  afatgjatë në kuadër të iniciativës së ndërmarrë nga vetëqeverisja lokale, e cila është partneritet publiko-privat, ku vetëqeverisja lokale do të merrte përsipër menaxhimin e Qendrës së Skijimit.

Përfaqësuesit e AKP-ës e kanë njoftuar Kryetarin Jevtic dhe bashkëpunëtorët e tij për iniciativën e iniciuar dhe kanë kërkuar mbështetje në mënyrë që sa më shpejt të gjendet një zgjidhje për funksionimin e Qendrës së Skijimit brenda kornizës ligjore dhe rregullave të AKP-ës, në mënyrë që sezoni i skijimit të fillojë më koh. U diskutua edhe për temën e  kornizës së përgjithshme ligjore të të gjithë procesit.

Jevtic ka  përsërit qëndrimin e tij, se për këtë temë do ta diskutojë me menaxhmentin dhe punonjësit e “Inex Ski Center”, se vendimi do të jetë i tyre, dhe do  të kryejnë konsultime dhe bisedime me faktorë të tjerë relevant, në mënyrë që të gjithë të jenë të njoftuar për detajet.

Në takim është diskutuar edhe për mundësinë që të mundësohet  marrja  me qira të njërës prej ndërmarrjes  publike në territorin e komunës  së Shtërpcës, nga një investitor i interesuar, mënyra se si mund të bëhet kjo për të filluar prodhimin dhe që të krijohen  vendet  të punës për banoret lokal, si dhe  një pjesë të pronën shoqërore jepet, që pushteti lokal mund  të shfrytëzojë për interes të përgjithshëm të qytetarëve.

Në fund të takimit janë pajtuar  që pas konsultimit me të gjithë faktorët relevant, të dy delegacionet do  të takohen sërish, për të përcaktuar hapat e mëtejshëm.

Kryetari i Komunës së Shtërpcës po i jep mesazh  qytetarëve të Shtërpcës, se ashtu siç ka premtuar do të informohen për çdo detaj për vendimet e mundshme në të ardhmen, për këtë dhe çështje të tjera