Republika e Kosoves

Shtërpcë

THIRRJE PËR APLIKIM

2019/04/01 - 9:17

Komuna e Shtërpcës dhe UNDP, në kuadër të zbatimit të projektit të financuar nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim (ADC), “Zhvillimi i Integruar  Territorial 2” (InTerDev 2), kanë zhvilluar një Pakt Territorial të Punësimit (PTP), i cili synon të promovojë synimin për krijimin dhe formalizimin e punësimit të individëve të  cënueshëm në komunën e Shtërpcës. Përmes kësaj iniciative projekti synon të promovojë rritjen gjithpërfshirëse dhe të vlerësojë territorin. PTP e Komunës së Shtërpcës  promovon 5 veprime të parashikuara për të ofruar mbështetje deri në 900 qytetarë të Komunës.

Ky intervenim PTP është projektuar për të mbështetur 5 familje rurale (në 3-4 fshatra të ndryshëm) për të filluar / përmirësuar një aktivitet ekonomik në turizmin rural duke e shëndrruar vendbanimin e tyre në një shtëpi për mysafirë. Përfituesit marrin një grant për të përmirësuar kushtet e një dhomës për visitor (me infrastrukturë të nevojshme sanitare). Përveç kësaj, anëtarët e familjes  trajnohen për shërbimin e mikpritjes dhe turizmit. Të gjitha bujtinat  promovohen përmes kanaleve të ndryshme, duke përfshirë pjesëmarrjen në panaire.

Për më shumë informacione kliko KËTU