Republika e Kosoves

Shtërpcë

THIRRJE PËR TRAJNIMET NË KTHIMET NË INVESTIME- TË RINJTË NË AGROBIZNES- REGJIONI EKONOMIK LINDOR”

2019/03/08 - 12:00

Kemi kënaqësinë të ftojmë të rinjtë nga Rajoni Lindor për të marr pjesë në trajnime falasnë kthimet në investime të projektit “Të rinjtë në Agrobiznes- Regjioni Ekonomik Lindor.”

Projekti është i financuar nga Bashkimi Evropian, menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe zbatuar nga Komuna e Gjilanit si palë kryesore, në bashkëpunim me komunat: Kaçanik, Hani i Elezit, Viti, Shtërpcë, Partesh, Kllokot, Ranillug , Kamenicë dhe Novobërdë.

Qëllimi i kësaj praktike është të krijojë punësim fitimprurës dhe gjeneroj të ardhura për të rinjtë e Regjionit Ekonomik Lindor.

Trajnimi do të filloj me 18 Mars 2019, tek Shkolla e Mesme e Bujqësisë në Gjilan. Ky trajnim përmban 10 sesione ( dy sesione për ditë). Është një mundësi shumë e mirë për ata qe dëshirojnë te certifikohen por edhe te aplikojnë pastaj për nën-grantet e projektit.

Gjatë këtij trajnimi pjesëmarrësit do të mësojnë për kthimet rreth investimeve në bizneset e tyre.

Përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet në bazë të kritereve të mëposhtme:

Kriteret përpërzgjedhje:
1.      Mosha (18-30) 40
2.      Edukimi (Shkolla Profesionale e Bujqësisë) 30
3.      Vendbanimi (përparësi ata që vijnë nga zonat rurale) 30

 

Aplikimin mund ta bëni online në linkun e mëposhtëm:
Ose përmes shkarkimit te aplikacionit ne webfaqen e Komunës të Gjilanit dhe dorëzimit të aplikacionit të skenuarnë emalin: municipalitygjilan@gmail.com

Afati i fundit për aplikim është: 13 Mars 2019

Përmëshumëmundtënakontaktoninë:

+383 44 216 006

+383 44 211 992

PDF SHQ