VAZHDIM I PRESIONIT INSTITUCIONAL NDAJ QYTETARËVE TË SHTËRPCES
2023/03/03 - 11:48
Shtërpcë, 3 mars 2023
Komuna e Shtërpcës njofton opinionin për vazhdimin e presionit institucional ndaj qytetarëve të Komunës së Shtërpcës dhe vetë institucionit të Komunës. Përkatësisht, pas tentimit për ndërtim pa leje në territorin e komunës së Shtërpcës, më saktësisht në fshatin Sevcë, nga biznesmeni nga Prishtina B.M. dhe protestën e arsyetuar të qytetarëve, Prokuroria në Ferizaj ka ngritur aktakuzë kundër shtatë shtetasve të nacionalitetit serb, të cilët, ndër të tjera, kanë marr pjesë në protestë më 21 maj 2022. Edhe sepse Komuna si institucion ka marr të gjitha hapat ligjore në këtë rast, që nga vetë ndalimi i ndërtimit e deri te kallëzimi penal ndaj B.M. për shkak të heqjes së shiritave të inspekcionit dhe vazhdimit të punimeve, ndaj shkelësit të ligjit B.M. nuk është ndërmarrë asnjë hap nga institucionet kompetente, por po bëhet kundër banorëve të pafajshëm të Sevcës. Po ashtu, Komuna e Shtërpcës ka pranuar një shkresë nga Ministria e Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, lidhur me ankesën e B.M., ku kërkohet që të gjithë rasti të rishqyrtohen dhe ku në ndërkohë dhe me vendim të gjykatës, përkundër mosmarrëveshjes për pronësinë e tokës, ka vendos në favor të B.M.. E gjithë kjo tregon një synim të dukshëm për të vepruar kundër vendimeve të pushtetit ekzekutiv lokal, kundër peticionit të qytetarëve të cilin me njëzëri e ka përkrah Kuvendi Komunal i Shtërpcës, në favor të atyre të cilët duan të arrijnë qëllimet e tyre me metoda të dyshimta.
Komuna e Shtërpcës do të luftojë deri në fund me të gjitha mjetet ligjore dhe demokratike kundër rasteve të tilla dhe të ngjashme. Komuna e Shtërpcës do t’i mbështesë plotësisht qytetarët e saj të cilët janë thirrur padrejtësisht në përgjegjësi. Së bashku, sido që të jetë, ne do t’i rezistojmë të gjitha presioneve. Padrejtësia dhe presionet kur bëhet fjalë për komunën e Shtërpcës, janë bërë të përditshme. Ne gjithashtu e kuptojmë pse është kështu. Për këtë problem, edhe një herë, do t’i informojmë përfaqësuesit e misioneve dhe organizatave ndërkombëtare në Kosovë, me besimin se dikush më në fund do të reagojë dhe do të pengojë dhunën institucionale ndaj qytetarëve të Shtërpcës.