Republika e Kosoves

Shtërpcë

Historiku

Pas suprimimit te komunës më 31.12.1965 kuvendi komunal në Shtërpcë ështe formuar sërish m 10.08.1988. Komuna e Shtërpcës kap një sipërfaqe prej 247.36 km2 dhe gjendet në zonën verilindore të Maleve të Sharrit, në pjesën e epërme të basenit të lumit Lepenc, e cila quhet edhe lugina e Sirinikut. Kufijtë e komunës në pjesën më të madhe puqen me kufijtë natyrorë të luginës së Sirinikut, e cila është e rrethuar me masivin malor të maleve të Sharrit dhe të degëve të tij: malet Oshlak, Koxha Ballkan, Zar dhe Malet e liqeneve. Komuna paraqet zonë malore me tërësi specifike të dhëmbëzuar dhe me shtrirje të lartësisë mbidetare e cila sillet nga 900 m në luginën e Lepencit deri në 2.500 m në majën më të lartë, Luboten. Masivet malore dominante përcaktojnë izolimin hapësinor të zonës kah veriu dhe jugu, gjersa me Grykën e Brodit është siguruar hapja kah Rrafshi i Kosovës, e përmes Prevallës edhe kah Lugina e Prizrenit.