Lajmet   NËNSHKRUHET KONTRATA PËR RREGULLIMIN E PARKUT TE QENDRA RINORE NË SHTIME

NËNSHKRUHET KONTRATA PËR RREGULLIMIN E PARKUT TE QENDRA RINORE NË SHTIME - 29 maj 2015

Kryetari i komunës së Shtimes, z. Naim Ismajli, ka lidhur sot kontratë me z. Norbert Pijls, menaxher i Programit për Decentralizim dhe Përkrahje Komunave (DEMOS). 
Shtime, 29 maj 2015 – Kryetari i komunës së Shtimes, z. Naim Ismajli, ka lidhur sot kontratë me z. Norbert Pijls, menaxher i Programit për Decentralizim dhe Përkrahje Komunave (DEMOS). Përmes kësaj kontrate do të rregullohet hapësira publike, përkatësisht Parku te Qendra Rinore në Shtime. Ky projekt financohet me 48 mijë euro nga Qeveria Zvicerane, i cili do të zbatohet nga Helvetas Swiss Intercooperation e Fondacioni Zviceran për Zhvillim dhe Bashkëpunim, kurse Komuna e Shtimes do të participon me 30 për qind (14.400 euro).

Programi për Decentralizim dhe Përkrahje Komunave, ka për qëllim mbështetjen e komunave që ushtrojnë qeverisje gjithëpërfshirëse sociale dhe ofrojnë shërbime efektive për qytetarë me qëllim të plotësimit të nevojave dhe prioriteteve të qytetarëve. Fokus i mbështetjes së projektit DEMOS është përmirësimi dhe ofrimi i shërbimeve në grumbullimin e mbeturinave, hapësirës publike dhe në mobilitet si dhe forcimi i proceseve të menaxhimit financiar e llogaridhënës nga lartë-poshtë.

 

Me rastin e lidhjes së kësaj kontrate, e pranishme ishte edhe drejtoresha e Drejtorisë për Shërbime Publike, znj. Ardiana Rama-Gashi, zyrtarja e Lartë e Programit DEMOS, znj. Vjollca Behluli si dhe zyrtari i Programit DEMOS, z. Dardan Maliqi. Sipas drejtoreshës së DSHP-së, znj. Rama-Gashi nga java e ardhshme do të fillojnë procedurat e prokurimit për realizimin e projektit në fjalë.

 


RSS

Sign in