Republika e Kosoves

Shtime

Drejtoria për Administratë të Përgjithshme

         VALON JANUZI

Titulli: Drejtor
Edukimi: Bachelor-Fakulteti Juridik, UP
Master-Drejtimi Civil
Email: valon.januzi@rks-gov.net
Tel: 38344347223
Vendbanimi: Shtime

 

  • BIOGRAFIA:

I lindur më 24 maj 1984. Ka të përfunduar studimet Bachelor në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” Fakultetin Juridik, studimet postdiplomatike në drejtimin Civil.

Januzi është aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje që nga viti 2010. Në Qendrën e Shtimes ka qenë sekretar organizativ nga 2019 deri më 2022, ndërsa tani mban pozitën e anëtarit të Kryesisë së Qendrës.

Ka punuar në sektorin privat në pozitë menaxheriale.

Është i martuar, baba i dy vajzave.

 

  • PËRGJEGJËSITË:

Zbatimin e dispozitave ligjore në organet e Administratës Komunale;

Sigurimin e barazisë së qytetarëve në realizimin e të drejtave dhe obligimeve të përcaktuara me ligj;

Organizimin e metodës së punës në organet komunale të administratës;

Dhënien e certifikatave dhe akteve tjera nga evidenca zyrtare që mban kjo drejtori dhe që kanë të bëjnë me fakte të llojllojshme rreth gjendjes statusore;

Planifikimin e buxhetit të Drejtorisë dhe kujdesin për menaxhimin optimal të tij;

Kryerjen e punëve administrative për nevojat e organeve komunale që kanë të bëjnë me përgatitjen profesionale, teknike dhe organizimin e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës dhe trupave punues të emëruara nga Kuvendi i Komunës dhe Bordi i Drejtorëve, si dhe përpunimin profesional të akteve të miratuara në këto mbledhje;

Mbajtjen e regjistrit të pronës së paluajtshme dhe regjistrin e tokës komunale;

Kryerjen e punëve të përbashkëta për të gjitha organet administrative si: punët e pranimit të shkresave të ndryshme, dorëzimin dhe ekspeditivin e shkresave zyrtare, vërtetimin e dokumenteve dhe nënshkrimeve, punët e arkivit dhe ekspeditivit, zbatimin e procedurave ligjore nga lëmi i marrëdhënies së punës, mirëmbajtjen dhe pastrimin e objekteve, prokurimin dhe furnizimin me mallra dhe shërbime, nxehjen qendrore, mirëmbajtjen dhe shfrytëzimin e automjeteve të Komunës dhe mirëmbajtjen e rrjetit të kompjuterëve.