Republika e Kosoves

Shtime

Inovacion dhe Zhvillim të Projekteve

  • Shpresa Tafa – Drejtore për Inovacion dhe Zhvillim të Projekteve
  • tel: 045/808-983
  • email: shpresa.tafa@rks-gov.net

Biografia: Shpresa Tafa u lind më 5. 4. 1995 në Prizren, ajo vjen nga Carraleva dhe është vajza e dëshmorit të Kombit, Rrahman Jetullah Tafa. Shkollën fillore dhe të mesme e përfundoi në Shtime. Studimet i vazhdoi në Shkencat Shëndetsore për Profile Terapeutike me specializim në Ergoterapi.

Në vitin 2011 dhe 2012 u certifikua për animator sportiv nga Organizata Joqeveritare franceze “Sport Sans Frontieres” (Sport 4 Youth). Në vitin 2012 ka filluar të angazhohet si vullnetare në KVRL-Shtime ku pastaj ka kaluar në anëtare dhe dy mandate si nënkryetare, duke qenë 5 vite aktive.

Ajo ka ndjekur trajnime për paraqitje para publikut dhe mediave nga NDI, menaxhimin e aktiviteteve nga UBO Consulting dhe gara të ndryshme, ku ka fituar vendet e para dhe është shpërblyer me mirënjohje. Vlenë të vlerësohet gara ndërkombetare për krijime letrare dhe fotografi në Dubai nga Organizata Human Appeal International.

Është e certifikuar në Simpoziumin e 7-të të Shkencave Shëndetësore nga Kolegji Heimerer dhe në Kongresin e 20-të European IAAH në vitin 2016.

Shpresa Tafa është kryetare e Këshillit Koordinues të Jetimëve të Kosovës në Organizatën Humanitare HAI-Kosova.

Është anëtare e Gruas Demokratike të Kosovës, Dega në Shtime. Ajo është përfaqësuse e Rinisë në nivel Qendror të Rinisë Demokratike të Kosovës.

 

PËRGJEGJËSIT: