MUHARREM ASLLANI
Titulli: | Drejtor |
Edukimi: | Master-Fakulteti: Administratë Publike dhe Diplomaci |
Email: | muharrem.asllani@rks-gov.net |
Tel: | +38344456182 |
Vendbanimi: | Fushë Kosovë |
Muharrem Asllani ka lindur në Prishtinë, më 11 mars 1972. Ka të përfunduar studimet master në Fakultetin Administratë Publike dhe Diplomaci, pranë kolegjit AAB.
Studimet bachelor i ka të përfunduar në drejtimin Shkenca Politike.
Nga dhjetori i vitit 2021 ka shërbyer këshilltar politik në kabinetin e ministrit pranë Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) deri më 5 nëntor 2023.
Ka qenë i punësuar në Ministrinë e Administratës Publike, në pozitën Ekspert për Reformë në Administratë Publike, në periudhën 2017-2019.
Ka përvoj 14 vjeçare në sektorin e organizatave të Shoqerisë Civile në Kosovë.
Po ashtu ka të përfunduar disa kurse, kursin universitar pranë Universitetit të Evropës Jug-Lindore në Tetovë, në drejtimin Lidership.
PËRGJEGJËSITË:
Ofrimin e kujdesit shëndetësor parësor në Komunë, në pajtim me dispozitat ligjore;
Inspektimin e qendrave private të kujdesit parësor shëndetësor;
Vlerësimin e nevojave lokale , për shëndetësi primare;
Vendosjen e objektivave, për kujdesin parësor shëndetësor;
Zhvillimin e buxhetit , bazuar në nevojat lokale duke respektuar udhëzimet e MSH;
Koordinon dhe mbikëqyrë punën e QKMF-së, QMF-ve dhe ambulantave shëndetësore në territorin e komunës;
Mbikëqyrë operimin e Qendrës për Punë dhe Mirëqenie Sociale;
Përkujdeset për zhvillimin e planit strehimor për territorin e komunës;
Mbikëqyrë sigurimin e ofrimit të shërbimeve sociale dhe familjare, brEnda territorit,sipas standardeve të përcaktuara nga MPMS.