Republika e Kosoves

Shtime

148 nëna lehona përfituan nga 100 euro

2022/09/23 - 9:14

Shtime, 22 shtator 2022 – Komuna e Shtimes për herë të parë i ka mbështetur financiarisht nënat lehona këtë vit.

Që nga data e aplikimit deri më tani 148 nëna lehona kanë përfituar shtesa në shumën prej 100 euro, për fëmijët e lindur më 2022.

Kryetari i komunës, z.Qemajl Aliu inkurajoj gjithë nënat e reja të aplikojnë.

“Shuma aktuale do ndikojë sadopak në zbutjen e obligimeve financiare të prindërimit”, tha ai.