Republika e Kosoves

Shtime

AGJENDA PËR SHËNIMIN E NJËZETË E TRE VJETORIT TË MASAKRËS SË REÇAKUT

2022/01/14 - 2:58

Datë: 15 Janar 2022 (e shtunë)
Ora 9:00 Homazhe dhe vendosja e kurorave me lule në Kompleksin Përkujtimor në Reçak nga përfaqësuesit e institucioneve të komunës së Shtimes;
Ora 10:00 Homazhe dhe vendosja e buqetave me lule në Kompleksin Përkujtimor në Reçak nga tre krerët më të lartë të shtetit (Presidentja, Kryeministri e Kryeparlamentari) si dhe kryetari i komunës së Shtimes;
Ora 11:00 Akademi Përkujtimore në Shtëpinë e Kulturës në Shtime (Për shkak të masave anti-Covid, hyrja do të bëhet vetëm me ftesë zyrtare);
Ora 13:00 Ekspozitë me fotografi të Masakrës së Reçakut në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës në Prishtinë (Ekspozita do të jetë e hapur gjatë gjithë ditës);
Sqarim: Këshilli Organizativ për shënimin e përvjetorit të Masakrës së Reçakut, kërkon mirëkuptim nga të gjithë qytetarët për shkak të masave anti-Covid, të cilat janë parakusht për pjesëmarrje në Akademinë Përkujtimore në Shtime.