Republika e Kosoves

Shtime

AMBASADORI I OSBE-së NË KOSOVË, MICHAEL DAVENPORT VIZITON SHTIMEN

2021/12/22 - 3:05

Shtime, 22 dhjetor 2021 – Kryetari i komunës së Shtimes, Qemajl Aliu bashkë me shefen e Kabinetit, Anita Krasniqi ka pritur sot ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, me të cilin kanë bashkëbiseduar lidhur me projektet që përkrahen nga ky mision e që kryesisht kanë të bëjnë me politikat sociale, kampanja të ndryshme si dhe organizim të debateve dhe diskutimeve që kanë të bëjnë me planifikim të buxhetit, komunitetet, dhunën në familje, funksionimin e KKSB-së dhe forumeve tjera të sigurisë.
Kryetari Aliu ka falënderuar ambasadorin e OSBE-së, Davenport për kontributin e OSBE-së që ka dhënë qysh nga koha e Misionit Verifikues në Kosovë, të udhëhequr asokohe nga ambasadori amerikan William Wolker e deri në ditët e sotme që kanë mbështetur ngritjen e institucioneve dhe sundimin e ligjit në Kosovë.
Ambasadori Davenport, duke falënderuar për pritjen dhe informatat që mori për zhvillimet e përgjithshme në komunën e Shtimes, tha se jam shumë i lumtur për të arriturat tuaja duke ofruar shërbime dhe angazhim për të gjithë qytetarët pa dallim që jetojnë në këtë komunë.
Në fund të takimit, të dyja palët janë shprehur të kënaqur me bashkëpunimin e deritanishëm, duke theksuar se do të vazhdoj edhe në të ardhmen.
Në këtë takim i pranishëm ishte edhe drejtori i Zyrës Regjionale të Misionit të OSBE-së në Kosovë, Nils Johanes dhe zyrtari administrativ i OSBE-së, Mufail Mustafa.