Republika e Kosoves

Shtime

ANËTARËT E KAKRS VIZITUAN DISA SHKOLLA NË KOMUNËN TONË

2019/03/26 - 4:08

 

Shtime më, 26.03.2019 Komiteti për Arsim,Kulturë, Rini dhe Sport ( KAKRS), në përbërje prej pesë anëtarëve, z. Reshat Mujota , znj. Valentina Halili, z. Besnik Seferi, z. Shefki Dauti dhe kryesuesja e Komitetit znjsh.Marigona Pajaziti kanë zhvilluar një aktivitet me karakter informues në disa shkolla të komunës së Shtimes duke filluar nga Institucioni Parashkollor “Albiona Asllani”,
Shkollën Speciale “Shpresa” Shkollën Fillore “Emin Duraku” dhe atë të Mesme të Ulët “Emin Duraku“

 

“Qëllimi i takimit ishte informimi, më konkret rreth gjërave në të cilat duhet të fokusohemi dhe të ju kushtojmë vëmendje gjatë përpilimit të planeve buxhetore” – u shpreh kryesuesja e Komitetit, znjsh. Pajaziti, duke vazhduar me një falënderim për drejtorët e shkollave, stafin profesional dhe teknik për mikpritjen dhe për gatishmërinë për të u pergjigjur pyetjeve tona.