Republika e Kosoves

Shtime

BËHET PASTRIMI DHE DEZINFEKTIMI I RRUGËVE

2020/07/17 - 3:45

Shtime, 17 korrik 2020 – Në mëngjesin e sotëm ka filluar pastrimi gjegjësisht dezinfektimi i rrugëve kryesore të cilat kanë frekuentim më të madh të qytetarëve.
Ky aktivitet është bërë nën mbikëqyrjen e drejtorit të Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Hamëz Tërshani, drejtorit të KRM “Pastërtia”, Osman Muharremi dhe komandantit të NJPZSH, Bajram Gashi.