Republika e Kosoves

Shtime

CARITAS KOSOVA KA DHURUAR NJË DONACION PËR KF “VJOSA”

2018/11/14 - 4:28

Shtime më, 14 nëntor 2018 – Kryetari i Komunës së Shtimes, z. Naim Ismajli ka shprehur mirënjohje dhe falënderim ndaj Caritas Kosova me rastin e këtij donacioni dhuruar sportistëve të KF “Vjosa”.

Drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, z. Lumni Amrushi, zyrtari i sportit Demokrat Mujota dhe z. Qerim Tërshana nga KF “Vjosa”, gjatë ditës kanë pranuar donacion nga Caritas Kosova për Klubin e Futbollit “VJOSA “ 900 shishe ujë, me shije të përbërë me vitamina të ndryshme për lojtarët e klubit të futbollit ” Vjosa ” në Shtime.

Edhe drejtori i DKRS-së, z. Lumni Amrushi e ka përshëndetur këtë donacion dhe ka shtuar se donacionet e tilla janë të mirëpritura nga sportistët e klubeve tona.