Republika e Kosoves

Shtime

CERTIFIKOHEN TRAJNERËT DHE MËSIMDHËNËSIT E PROJEKTIT TË BE-së “SHKOLLAT PARTNERE”

2020/06/18 - 1:43

Shtime, 18 qershor 2020 – Komuna e Shtimes përkatësisht Drejtoria Komunale e Arsimit ka pranuar certifikatat e mësimdhënësve dhe trajnerëve të cilët kanë ndjekur trajnimin “Zhvillimi Profesional i Mësimdhënësve”:
“Qasja praktike për zbatim të Kurrikulës në nivelin 0 dhe I ” dhe “Mentorimi me bazë në Shkollë”.

Këto trajnime janë financuar nga European Union Kosovo.

Drejtoresha e Arsimit, Agime Roshaj këto certifikata i pranoi nga Prof. Osman Buleshkaj.
Z. Buleshkaj i dorëzoi drejtoreshës Mirënjohje për bashkëpunim korrekt.

Ky projekt është realizuar në pesë seanca.
Falënderojmë bartësit e projektit rrespektivisht Prof.Osman Buleshkaj për angazhimin e tij dhe te të ekipit gjatë gjithë fazës së implementimit të projektit.

Komuna e Shtimes është ndër komunat që vazhdimisht përfiton projekte për zhvillimin profesional të mësimdhënësve.