Republika e Kosoves

Shtime

“Comodita Home” dhuron dyshekë dhe jastekë për Shtëpinë e Komunitetit për Persona me Retardime Fizike e Mendore në Shtime

2022/09/23 - 9:17

Shtime, 22 shtator 2022 – Sot, në ambientin e Shtëpisë të Komunitetit për Persona me Retardime Fizike e Mendore në Shtime, nga kompania e suksesshme kosovare për prodhimin e dyshekëve “Comodita Home” u dorëzua një donacion me dyshekë dhe jastekë për klientët e kësaj qendre.
Këtë donacion e pranoi dr.Isa Haxhiu, drejtor i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe Gëzim Gashi – u.d. Udhëheqës në Shtëpinë e Komunitetit për Persona me Retardime Fizike e Mendore në Shtime.
Për këtë ndihmë, stafi i Shtëpisë së Komunitetit për Persona me Retardime është falënderues dhe tejet mirënjohës ndaj kompanisë, e cila ndihmoi në komoditetin e klientëve.