Republika e Kosoves

Shtime

DREJTORESHA QARRI MBAJTI TAKIME ME STAFIN CIVIL

2019/03/12 - 11:45

 

Shtime më, 12.03.2019 – Drejtoresha e Drejtorisë së Administratës të Përgjithshme në Komunën e Shtimes, znj. Havë Qarri ka mbajtur takime të posaçme me stafin e Gjendjes Civile, stafin e zyrës pritëse dhe stafin civil.
Drejtoresha Qarri, i njoftoi zyrtarët për detyrat e reja dhe angazhimet e tyre. Me këtë rast, drejtoresha e DAP-së ka thënë se do të vazhdojmë në ngritjen e performancës së Administratës Komunale.
Drejtoresha e Administratës së Përgjithshme, znj. Qarri vlerësoi punën e stafit dhe drejtorit paraprak, dhe u zotua për punë dhe angazhim më të madh në shërbim të gjithë qytetarëve në Komunën e Shtimes.