Republika e Kosoves

Shtime

DREJTORI FITIM HOXHA VIZITOI ZYRËN PËR PUNËSIM NË SHTIME

2018/04/25 - 2:40

DREJTORI FITIM HOXHA VIZITOI ZYRËN PËR PUNËSIM NË SHTIME

Drejtori i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik, z. Fitim Hoxha gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një vizitë në zyrën për punësim,i cili u pritë nga znj. Selvishahe Bajrami, udhëheqëse në Agjencinë e Punësimit të Republikës së Kosovës dega në Shtime.

Takimi i sotëm kishte të bëjë me bashkëpunimin e ndërsjelltë në mes të Qendrës për Punësim dhe Komunës së Shtimes, në të mirë të qytetarëve të komunës së Shtimes për punësim më të lehtë.

Drejtori Hoxha, falënderoi znj. Bajrami si dhe i garantoi Entit për Punësim përkrahje në të ardhmën për realizimin e detyrave të saj për të ndihmuar punësimin e qytetarëve. Z. Hoxha deklaron se zyra për punësim është një urë lidhëse mes kërkuesve për punë dhe ofertuesve për punë dhe se kjo zyre të shfrytëzohet nga qytetarët dhe bizneset për realizimin e kërkesave te tyre.