Republika e Kosoves

Shtime

DREJTORI I DSHMS-së, Z. LABINOT BEQA KA VIZITUAR QPS-në dhe SHKSH-Në

2019/03/07 - 1:38

 

Shtime më, 7.03.2019 Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, z. Labinot Beqa ka vizituar fillimisht Qendrën për Punë Sociale e pastaj edhe Shtëpinë e Komunitetit për persona me aftësi të kufizuara dhe ngecje mendore.
Drejtori i QPS-së, z. Hasan Avdyli së bashku me stafin e tij kanë pritur drejtorin Beqa, gjatë takimit e ka njoftuar drejtorin e ri, për funksionimin dhe rritjen e efikasitetit të këtij institucioni për shqetësimet që ka QPS-ja, për skemat sociale si dhe punën e cila është duke u bërë në vazhdimësi për ofrimin e shërbimeve sa më të mira për qytetarët e komunës së Shtimes.
Drejtori i DSHMS-së në Komunën e Shtimes, z. Labinot Beqa ka thënë se këtë takim e kemi organizuar me qëllim të njoftimit dhe u shpreh i gatshëm që në mënyrë institucionale të ofrojë mbështetjen e duhur për personelin e këtij institucioni, në mënyrë që qytetarët të marrin shërbimet e tyre të cilët ofrohen në kuadër të QPS-së.
Gjithashtu drejtori Beqa, ka vizituar gjatë ditës edhe Shtëpinë e Komunitetit për persona me aftësi të kufizuara dhe ngecje mendore, duke u njoftuar me arritjet e gjertanishme dhe sfidat te kjo qendër.