Republika e Kosoves

Shtime

DREJTORI KOMUNAL I DSHP-së TAKOHET ME PËRFAQËSUESIT E KUR “PRISHTINA”

2019/07/04 - 2:41

 

Shtime, 4 korrik 2019 – Drejtori i Shërbimeve Publike, Halil Halili ka takuar sot përfaqësuesit e Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal ”Prishtina”, ku është diskutuar rreth analizës së gjendjes ekzistuese, pastaj për Planet e Investimeve për vitin 2020, në fushën e ujësjellësit dhe kanalizimit si dhe për mundësitë e investimeve të përbashkëta.
Në këtë takim, ishin të pranishëm, drejtori për Planifikim Biznesor, Naim Muja me zyrtarët: Kushtrim Zeqiri e Driton Mulaj, koordinatori i Ujësjellësit në Shtime, Sabri Çerkini dhe përgjegjësi Operativ i Ujësjellësit në Shtime, Ali Ademaj.
Pjesëmarresit e këtij takimi u pajtuan njëzëri që të vazhdojnë bashkëpunimin për realizimin e projekteve përmbyllëse të rrjetës së ujësjellesit dhe kanalizmit në komunën e Shtimes.