Republika e Kosoves

Shtime

ËSHTË BËRË SHPËRNDARJA E KONTENJERËVE NË FSHATIN CARRALEVË

2018/04/14 - 11:21

ËSHTË BËRË SHPËRNDARJA E KONTENJERËVE NË FSHATIN CARRALEVË

Tani më është bërë shpërndarja e kontenjerëve për vendosjen e mbeturinave.
Në kuadër të angazhimeve për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe mjedisit, sot Drejtoria e Shërbimeve Publike, së bashku me K.R.M. “Pastërtia” SH.A, njësia në Shtime kanë filluar me shpërndarjen e kontenjerëve për vendosjen e mbeturinave në fshatin Carralevë.
Përfshirja e vendbanimeve në rrjetin e grumbullimit të mbeturinave është një ndër prioritetet e drejtorisë, sipas Planit për Menaxhimin e mbeturinave në Komunën e Shtimes dhe këto angazhime do të vazhdojnë.