Republika e Kosoves

Shtime

FILLOI VITI I RI SHKOLLOR, NËN MASA MBROJTËSE KUNDËR COVID – 19

2020/09/14 - 1:45

Shtime, 14 shtator 2020 – Në shkollat e komunës së Shtimes, sot ka filluar procesi mësimor, për vitin e ri shkollor 2020-2021, në kushte të përdorimit të masave mbrojtëse dhe përgatitjeve që janë bërë nëpër të gjitha shkollat si dhe në bazë të rekomandimeve të institucioneve shtetërore.
Drejtoresha e Arsimit, Agime Hasani Roshaj ka bërë të ditur se të gjitha shkollat kanë filluar mësimin dhe për këtë falenderoi për angazhimin drejtorët e shkollave si dhe Task Forca në kuadër të DKA-së.
“Fillimi i vitit të ri shkollor 2020-2021 në kushte të pandemisë COVID 19, ka filluar sipas Vendimit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës Nr.01/3-101 të datës 11.09.2020, pika 1.1 dhe 1.2 të këtij Vendimi si dhe të gjitha shkollat kanë filluar mësimin me klasët parafillore, I, II, III,VI dhe X, ndërsa klasët IV, V VII,VIII dhe IX, XI, XII do të fillojnë mësimin me datë 21.09.2020” tha drejtoresha Roshaj.