Republika e Kosoves

Shtime

GJENDJE E RËNDUAR, NGRITET NIVELI I PARË I GATISHMËRISË EMERGJENTE NË KOMUNËN E SHTIMES

2021/01/11 - 1:19

Shtime, 11 janar 2021 – Për shkak të situatës së krijuar nga vërshimet dhe përmbytjet në komunën e Shtimes gjatë ditës së djeshme dhe sot, në orët e hershme të mëngjesit, kryetari i Komunës, Naim Ismajli ka ngritur Nivelin e Parë për Mobilizim dhe Gatishmërinë Emergjente.
Situatë më e rëndë paraqitet në fshatrat e rrafshit të komunës së Shtimes siç janë: Rashinca, Gjyrkoci, Vojnoci etj.
Policia e Kosovës, Njësiti i Zjarrëfikësve dhe Drejtoria e Shërbimeve Publike si dhe kompania e kontraktuar për mirëmbajtje nga Komuna janë në teren duke menjanuar gjendjen e krijuar pas të reshurave.