Republika e Kosoves

Shtime

Interex dhuron donacion për Shtëpinë e Komunitetit për Persona me Retardime Fizike e Mendore në Shtime

2022/11/29 - 11:46

Shtime, 29 nëntor 2022 – Supermarketi Interex – dega Lipjan të premten ka dhuruar një donacion për pacientët në Shtëpinë e Komunitetit për Persona me Retardime Fizike e Mendore në Shtime.
Këtë donacion e pranoi Gëzim Gashi – U.d. Udhëheqës në Shtëpinë e Komunitetit për Persona me Retardime Fizike e Mendore në Shtime.
Donacioni përfshin: jorgan, jastëkë ortopedikë, qarshafë dhe dyshek.
Për këtë ndihmë, stafi i Shtëpisë së Komunitetit për Persona me Retardime Fizike e Mendore është falënderues dhe tejet mirënjohës ndaj Interex, e cila ndihmoi në komoditetin e klientëve.