Republika e Kosoves

Shtime

Java Europiane e Lëvizshmërisë – Pedalim me biçikleta në rrugët e Shtimes

2022/09/20 - 8:09

Shtime, 19 shtator 2022 – Në kuadër të Javës Europiane së Lëvizshmërisë, Drejtoria për Shërbime Publike në komunën e Shtimes ka organizuar aktivitete, të cilat synojnë të promovojnë ndërgjegjësimin e qytetarëve për të përdorur sa më pak mjetet që ndotin ambientin.
Në aktivitet mori pjesë edhe kryetari i komunës së Shtimes, z.Qemajl Aliu së bashku me ekipin qeverisës.
Aktiviteti kishte në fokus përmirësimin e shëndetit publik dhe cilësisë së jetës përmes lëvizjes me biçikleta.
Të rinjët shtimjanë dhe Klubi i Çiklizmit “Vjosa” u bashkuan në pedalim me biçikleta nëpër rrugët e qytetit, me ç’rast Komuna e Shtimes i falenderon për pjesëmarrjen dhe për mesazhin e përcjellë.