Republika e Kosoves

Shtime

KA NISUR PASTRIMI I DEPONIVE ILEGALE NË GJITHË TERRITORIN E KOMUNËS SË SHTIMES

2020/06/26 - 2:17

Shtime, 26 qershor 2020 – Kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli ka njoftuar qytetarët se ditë më parë ka filluar pastrimi dhe eliminimi i deponive ilegale në shumë lokalitete, aktivitet ky i realizuar në kuadër të projektit “Implementimi i Strategjive Lokale të GLV-ve” përkrahur nga Komuna e Shtimes, mbështetur nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Kryetari Ismajli, me këtë rast ka përgëzuar Grupin Lokal të Veprimit ku tash e disa ditë ka filluar me këtë aktivitet për të bërë eliminimin e deponive ilegale të mbeturinave në komunën e Shtimes si dhe për të sensibilizuar qytetarët në ruajtjen e mjedisit dhe mbajtjen e pastertisë.

Drejtues të GLV-së thanë se deri tani janë larguar deponitë në fshatin Pjetërshticë, në fshatin Carralevë, e sot ka vazhduar aksioni në fshatin Mollopolc.

Pas përfundimit të punëve, është bërë vendosja e tabelave apo pllakave informuese me anë të së cilave do të përcjellin mesazhin për ruajtje të mjedisit, ndërsa shumë shpejt nisim edhe një fushatë informues për ruajtjen e mjedisit.

Së bashku ta mbajmë vendin të pastër !